E Enjte, 5 Nëntor 2026

Neville sulmon Ronaldon: Një kampion nuk ikën ashtu

Gary Neville sulmon Cristiano Ronaldon. Ish-mbrojtësi i Manchester United është shprehur shumë i zhgënjyer me qëndrimin e yllit portugez në fund të ndeshjes kundër Neëcastle. Në Boxing Day, United barazoi 1-1, falë golit të Cavanit dhe pritjeve të De Geas. Ronaldo, në hije gjatë ndeshjes, u kritikua nga shtypi britanik. Por Neville, përtej qëndrimit në fushë, nuk i pëlqeu sjellja e ish-lojtarit të Juventusit në fund të ndeshjes.

Ish-mbrojtësi i United, tani komentator televiziv, kritikoi paraqitjen e portugezit (“Duhet të jesh aty kur të kenë nevojë shokët e skuadrës. Kjo është kur duhet të jesh kampion”) dhe theksoi se CR7, së bashku me shokët e tjerë, u larguan nga fusha menjëherë pas fishkëllimës së arbitrit, pa shkuar për të përshëndetur tifozët në tribunë.

“Unë e dua Ronaldon, ai është më i miri që kam parë në jetën time, por nuk e toleroj që ai të ikë në fund të lojës. Nuk më intereson se si luajtët. Duhet të vini dhe të duartrokasni tifozët në fund të lojës. Afrohu me ta, tregoju vëmendje, veçanërisht nëse je një nga lojtarët më të mirë në botë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›