E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtimi, banesat falas ndahen me short

Dy vjet pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, në shumë qytete ka nisur dorëzimi i çelësave të banesave të reja që u ngritën nga procesi i rindërtimit.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se apartamentet janë falas dhe se ndarja është bërë me short publik.
“TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë” shkruan zoti Rama.


“Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin” kujton ai.


“Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes https://shqiperiaqeduam.al ” shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›