Nevoja e rikthimit të trurit
Duke folur për premtimin si realitet i mundshëm prej Presidentit Obama për një mandat të dytë, ish-presidenti demokrat, Bill Klinton, u shpreh para Konventës së demokratëve: Do të krijojë vende të reja pune dhe shumë pasuri për njerëzit me ide të reja. Në fushatën aktuale elektorale që po zhurmon në vendin ku lindin idetë e reja qeverisëse për botën, po tonohet përditë e më tepër nevoja për njerëzit me ide të reja. Dhe idetë e reja lindin prej elitave.
Në botën me krizë, elitat po dëshmohen si vramendëset më shpresëdhënëse. Ndërsa politika shfaqet ndryshe, ajo gjeneron më tepër përplasje dhe atakime alternativash, por kurrsesi të gjenerohet kontrasti mes platformave dhe projekteve. Kësaj here në betejën elektorale amerikane, të dyja palët, veçanërisht dy protagonistët konkurrues të saj, zoti Obama dhe zoti Romnej, një grishje të veçantë rezervojnë për elitat e reja akademike dhe ato universitare të vendit. Është fjala për një ofertë të re të vlerave që mbartin ekspertizat dhe kreativiteti akademiko-universitar.
GLOBALIZIMI I ARSIMIT DHE SHQIPERIA
E pra, bota ku jetojmë, si rrjedhojë e globalizimit, po shndërrohet me shpejtësi në një shoqëri informacioni të përfshirë në një ekonomi të dijes dhe teknologjive moderne. Konkurrenca më e madhe dhe pabarazitë në zhvillim po vijnë nga sistemet e informacionit dhe të teknologjisë së lartë. Nuk janë të pakta shtetet që kanë vendosur si përparësi futjen dhe integrimin në shoqërinë e informacionit dhe në ekonominë e dijes duke ndërtuar projekte të veçanta financimi.
Në qasje të këtij vlerësimi amerikan dhe global, nevoja shqiptare për ta rivlerësuar edhe një herë strategjinë dhe ofertën e qeverisjes për kapacitetet dhe asetin e madh të ekspertizës shqiptare që vjen prej diplomimit dhe laureimit jo vetëm brenda vendit, por veçanërisht nga Perëndimi, aktualisht është edhe më eminente. Vendi ynë gjendet para sfidash të jashtëzakonshme të zhvillimit: ekonomike, financiare e sociale dhe të integrimit. Në optikën time si akademik dhe ekspert i ekonomisë, vendit, por sidomos administratës publike në përgjithësi dhe institucioneve tona që administrojnë efektet dhe situatat financiare dhe ekonomike në veçanti, nga ajo çka po ngjet në rajon dhe botë, meritojnë një strategji të posaçme. Meritojnë, ose më saktë prej kohësh e kanë pasur të domosdoshme përgatitjen dhe zbatimin e masave preventive, të cilat jo vetëm evitonin efektet negative dhe frakturat ekonomiko-financiare, por njëkohësisht e ruajnë ekonominë tonë nga goditja ballore prej krizës globale në përgjithësi dhe asaj të eurozonës sidomos. Për më tepër, sa kohë që tashmë ne ndodhemi të ndikuar nga kjo krizë, një projekt tërësor rigjallërimi ekonomik, financiar, social, zhvillues dhe integrues, mbetet në rend të ditës. Ekspertët kanë jo vetëm aftësinë dhe kulturën manovruese, por mbartin cilësitë parathënëse për të ndryshuar apo përshtatur mekanizmin dhe modelin ekonomik kombëtar. Debati për modelin e ri ekonomik, i çelur së pari si forum në gazetën Shqip rreth dy vjet më parë, ishte në shembullin e vet një parandjenjë e thellë ekspertësh, e cila u formësua më pas si një shqetësim i provuar nga realiteti pasues.
Prej më tepër se 21 vjet, në marrëdhënien e Shqipërisë me universitetet europiane, por sidomos ato amerikane, është krijuar aseti i një elite të laureuar e diplomuar studentësh dhe diplomantësh shqiptarë. Kjo sepse gjatë kësaj periudhe, njerëzve iu krijuan më shumë mundësi për tu arsimuar, për të ndjekur një universitet apo një kolegj, sepse si rezultat i globalizimit, prindërit mund ti dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë edhe jashtë shtetit. Dhe ky globalizim ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit duhet të mësojnë për biznesin, historinë, shoqërinë, gjuhën, psikologjinë, artin, gjeografinë, politikën, shkencën etj. Kësisoj, kohët e fundit, arsimimi është kthyer në një investim, dhe jo në një proces eksplorimi për ta bërë jetën e fëmijëve më të begatë.
IKJA DHE RIKTHIMI I TRURIT
Tashmë është me dhjetëra mijëra numri i studentëve që ndjekin studimet e larta universitare jashtë vendit (të paktën mbi 30 mijë), në SHBA, Itali, Gjermani, Austri, Greqi dhe në vendet e tjera të BE-së. Breza të tërë, njëri pas tjetrit, diplomohen e laureohen në drejtime e fusha të ndryshme. Në përmasa të konsiderueshme, këta studentë janë certifikuar si pjesë e gjeneratave të cilësishme që universitetet amerikane dhe të tjera perëndimore kanë laureuar. Po sot, si janë statistikat e rikthimit të të laureuarve në destinën e interesit tonë? Sa e vetëmjaftueshme ka qenë paketa e qeverisë qoftë në programet e brain-gaini-t apo ato të përfshira në fondin e ekselencës?! Do të ishte në interesin tonë gjenerues dhe aftësues, për ta pasuruar administratën dhe ekspertizën në fushat e ndryshme me kreatorë të rinj dhe përfaqësues gjenerozë. Mirëpo diçka e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por treguesi e integrimit mbi kriteret e konkurrimit dhe valencës profesionale janë rrënuar në masë trishtuese.
Ikja e trurit, i ashtuquajturi fenomeni më brejtës i cilësisë dhe përfaqësimit shqiptar, nuk ka reshtur. Laureatët tanë nuk kthehen, madje ka pasur jo pak raste prej tyre që janë rikthyer, por rishtas janë larguar me refuzim e pezm prej vendit. Ata, domethënë të rilarguarit e laureuar, e kanë shijuar hidhur diferencën mes realitetit tonë shqiptar dhe asaj që Bill Klinton tha së fundi për amerikanët: Ju do të vendosni se në çfarë vendi doni të jetoni.
A janë të mjaftueshme përpjekjet dhe sidomos projektet inkurajuese për rikthimin e trurit, diplomantëve, laureatëve, apo pse jo, edhe akademikëve shqiptarë nga vendet ku ata janë rritur profesionalisht dhe kanë fituar statusin e karrierës? Fatkeqësisht jo. Së pari, kjo nuk ka ndodhur dhe po kaq trishtueshëm po pakësohet, sepse së pari, ata nuk gjejnë këtu realitetin përkues me sistemin në të cilin ata u formuan dhe u rritën, u përgatitën dhe janë të aftë të vijojnë krijueshëm profesionin dhe ekspertizën. Në këtë aspekt, vendi ynë është në kohë për inicimin e një plani konkret inkurajimi të këtyre sjelljeve, rikthimeve dhe inkorporimeve të ekspertëve dhe specialistëve tanë të formuar në SHBA dhe vendet e tjera perëndimore. Kjo do të dëshmonte jo vetëm ndërgjegjen e elitës zotëruese (politike dhe shtetërore) për të rifreskuar vetveten, por njëherësh edhe sinqeritetin e saj për tu bërë përfaqësuese e rigjenerimit të përfaqësimit në vlera e aftësi.
Gjithashtu, me vlerë do të ishte krijimi i projekteve dhe programeve të veçanta në mbështetje të administratës publike me kontingjente të të laureuarve në Perëndim. Duke i atashuar në pozicione të ndryshme në administratën publike, qendrore dhe vendore (pranë funksionarëve të ndryshëm edhe të nivelit të lartë) për një periudhë të caktuar, p.sh. një vit, ata, studentët e porsalaureuar (kundrejt një page të veçantë) njihen me arritjet më të spikatura në shërbimin publik dhe qeverisjen vendore dhe lokale, nëpërmjet kontakteve dhe takimeve në nivele të ndryshme, përfitojnë dhe përcjellin dije dhe veprimtari të ndryshme drejtuese, administruese, menaxhuese etj. Gjithashtu, sot, me zhvillimet që ka pësuar tregu publik dhe jopublik i arsimit të lartë, kjo gjeneratë mund të marrë pjesë për të përfituar në ligjërata që lidhen me realitetin shqiptar. Pas përfundimit njëvjeçar të projekteve të tilla, ata, të porsalaureuarit, angazhohen në karrierë në administratën publike dhe zëvendësohen nga grupi pasardhës. Në këtë mënyrë ata miqësohen e bashkëpunojnë me paraardhësit e tyre, duke ndërtuar një ndër rrjetet më prestigjioze të profesionistëve dhe udhëheqësve të vendit, të cilët vit pas viti përfshihen në gjithë administratën qendrore dhe lokale, si një mundësi dhe shpresë për ta drejtuar këtë vend në perspektivën e zhvillimeve globale. Natyrisht që për t
