VATRA dikur e Gjergj Kastriotëve, por sot është e Juda Iskariotëve
(do të kishte thëne Gjergj Fishta)
Nga Gjekë Gjonlekaj/ New York
Kohë më parë shfaqa mendimin tim të lirë në lidhje me disa veprime të Organizatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Liria e shtypit dhe e fjalës është garantuar në Kushtetutën e Amerikës. Të gjitha gazetat dhe revistat serioze të Amerikës botojnë çdo ditë mendime të ndryshme për probleme nga më të ndryshme. Duke jetuar këtu për më shumë se 4 dekada mësova pak nga kjo shoqëri e madhe. Ata që e themeluan Diellin e Vatrën ishin të shkollave dhe universiteteve më të njohura të Bostonit. At. Arthur Liolini në fjalimet e tij i krahasonte Nolin e Konicën me Shën Palin e Shën Pjetrin. Ata dhe shumë patriotë të tjerë shqiptarë nuk erdhën në Amerikë për tu bërë të pasur. U vendosën këtu për të shpëtuar Shqipërinë. Për Nolin e Konicën kisha dëgjuar nga disa mësuesë të vendlindjes sime që kishin mësuar pranë seminarëve jezuite dhe françeskane në Shkodër. Dashuria ime për Vatrën e Diellinlidhej edhe me Dr. Athanas Gegaj editorin e gazetës para 50 vjetësh. Me Athanas Gegaj kisha lidhje të ngushta familjare, sepse nëna e tij dhe gjyshi im kishin qenë motër e vëlla. Emri i tij ishte bërë shumë i njohur në gjithë Shqipërinë për disertacionin e doktoratit në Luen të Belgjikës në vitin 1936. Teza e doktoratit Invazioni turk në Shqipëri në shekullin XV që është historia e Skënderbeut u prit mirë në Shqipëri dhe në botën akademike evropiane. Athanas Gegaj dhe Xhevat Korça ishin historianët e parë shqiptarë të Skënderbeut. Në vendlindjen time Athanas Gegaj ishte shumë i nderuar. Ai ka qenë kleriku shqiptar katolik më antifashist dhe për këtë u internua në Itali ku qëndroi në burg për disa vjet. Imzot Noli kishte kërkuar që Athanas Gegaj të bëhej editor i Diellit në fillim të viteve 60.
Nuk do ti kisha bërë këto sqarime, por tash disa vjet qarkullojnë shpifje më të ndryshme për origjinën e familjes sime. Editori i Diellit Dalip Greca i ka riprodhuar këto shpifje në forma të ndryshme. Gazeta Dielli e përshëndeti vendosjen time në Amerikë në nëntor të vitit 1970 dhe shkroi disa fjalë të mira për letrën time të shkruar në gjuhën shqipe. Dalip djali në shkrimin tuaj shihet se nuk ju pëlqen mbiemri im Gjonlekaj që në Shqipërinë e jugut është mbiemër mjaft i njohur. Bile në historikun e familjeve vatrane nuk e keni shënuar emrin e Kondi Gjolekës që ishte miku më i dashur i Faik Konicës. Edhe Imzot Noli kishte folur për Zenel Gjolekën në 50 vjetorin e Diellit. Për informatën tuaj personale Profesor Shaban Demiraj gjatë një vizite në New York në vitin 1996 më tha: Emri Gjonlekaj është mbiemri më i bukur shqiptar, sepse këtu lidhet Gjoni me Lekën. Ne jemi të vetëdijshëm se as emri dhe as mbiemri nuk të bën njeri të mirë as patriot, por në bazë të mbiemrit tim nuk mund të vihet në dyshim origjina ime kombëtare. Unë kurrë në jetën time nuk e kam përmend emrin tuaj për të keq as në shkrime as në fjalime publike. Zoti nëUngjill porosit: Mos e merr emrin tim nëpër gojë bosh e panevojë. Zoti Greca kjo është porosi ungjillore. Në shënimin tim Vatra dje, sot dhe nesër nuk kam përmend asnjë herë emrin tënd dhe të asnjë vatrani. Editori i Diellit tallet me gjuhën time, pavarësisht se Zëri i Amerikës kur punova atje si spiker më nderonte për kujdesin ndaj gjuhës shqipe. Vendlindja ime është pushtuar nga serbo-malazezët në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 134 vjet më parë. Unë nuk jetova dhe nuk u shkollova asnjë ditë në Shqipëri siç ndodh me editorin e tanishëm të Diellit.
Ata që tallen me gjuhën tonë shqipe nuk bëjnë mirë sepse pushtimet shekullore kanë pasoja. Ai thotë se artikulli im për Vatrën është pa nivel, pa strukturë dhe gjepura të tjera, por nuk e botoi në gazetën Dielli siç e botuan gazetat e tjera shqiptare. Sikur ta kishte botuar artikullin tim me titull: Vatra dje, sot dhe nesër nuk do të isha shqetësuar aq shumë për sulmet e tyre, sepse e kisha lënë në dorën e lexuesit gabimin tim. Lexuesi është gjykuesi më i mirë. Edhe si spiker i Zërit të Amerikës respektova dëgjuesin shqiptar. Edhe tani kur shkruaj diçka tërë kohën mendoj për lexuesin e jo për Dalip Grecën. Lexuesi është gjykatësi i vrtet. Flet edhe për mosaftësitë e mia në internet, që më duken absurde, sepse shkrimet dhe interneti janë dy veprimtari krejt të ndryshme. Prej 100 personaliteteve më të njohura të botës të të gjitha kohërave, botuar në revistën TIME muajin e kaluar asnjë nuk kishte lidhje me internet përveçse S. Jobs. Nëse shkrimet e mia janë pamfletë atëherë pse i boton në website-in e Diellit. Ai thotë se lufta kundër Vatrës i shkon për shtat qeverisë malazeze. Zoti Greca ta dini sot e përgjithmonë se për 37 vjet vetëm dy herë kam shkuar në Mal te Zi, bile dy herë kam qenë për vdekje në familje dhe nuk kam qëndruar atje asnjë ditë më shumë. Për herë të parë shkova atje në vitin 2006 për vdekjen e një kushëriri tim të parë dhe për vdekjen e nënës në vitin 2008. Ju ndoshta nuk e dini se Unë e vëllau im, Lucë Gjonlekaj kemi qenë të dënuar nga pushteti jugosllav për pjesëmarrje në demonstrata për Kosovën. Para 28 vjetësh nuk shkuam për vdekjen e babait tonë këtu në New York në vitin 1984. Disa nga ata shokët tuaj atje në Vatër e dinë mirë këtë histori. Autoritetet diplomatike jugosllave e kishin keqtrajtuar babain tonë të vdekur në Joseph Botti Funeral në Arthur Avenue në Bronx. Ju flisni me përbuzje për Arthur Avenue, por ajo është avenuja e shqiptarëve. Për sjelljet çnjerëzore të diplomatëve jugosllavë me trupin e babait tonë të vdekur mund të bisedoni me Luigj Shkrelin dhe Martin Shkrelin, pasi ata ishin përgjegjës për udhëtimet ajrore në vendlindje tonë në Mal të Zi. Autoritetet diplomatike jugosllave kërkonin dorëheqjen tonë nga aktivitetet për Kosovën dhe kështu mund të shkonim lirisht për ta vorruar babain. Pavarësisht dhembjes nuk bëmë asnjë lloj kompromisi. Kjo i zemëroi edhe më shumë diplomatët jugosllavë. Për sjelljet e tyre barbare nuk po flasim sot. Bile një shok i Dalipit në Vatër ishte tërë kohën me ne ato ditë. Kanë kaluar 28 vjet dhe asnjëherë nuk kam folur publikisht dhe nuk kam shkruar asnjëherë për këtë çështje. I kërkoj përsëri falje lexuesit por desha tia bëjë të qartë zotit Greca se nuk ishim aq familje e keqe siç na përshkruan ai dhe shokët te tij.
Ju më akuzoni pse përdor ish-gazetar i Zërit të Amerikës. Zotëri Zërin e Amerikës e kam dashtë e nderuar dhe e nderoj sot e sa të jetë jeta, më shumë se asnjë institucion tjetër, sepse aty kam bërë diçka për demokracinë e Shqipërisë dhe lirinë e Kosovës. Zëri i Amerikës është pjesë e jetës sime. Zoti Greca punova me mish e shpirt që ju të gëzoni lirinë e plotë në Shqipëri dhe pas një kohe të vini në Amerikë por jo për të më sharë. Ju nuk mund të flisni për punën time në Zërin e Amerikës. Për punën time atje mund të flasin eprorët dhe bashkëpunëtorët e mi. Ndoshta ke gjetur ndonjë zuzar që flet keq për mua. Për ta vërtetuar kohën dhe punën time atje thirr Zërin e Amerikës, nuk të kushton asgjë. Pyete Adem Belliun për pritjen dhe nderimet që më bëri Zëri i Amerikës me 7 mars 2012 me rastin e kremtimit të 70-vjetorit sado që gazeta jote Dielli i kushtoi një faqe të tërë dhe nuk e shënoi bile as emrin tim, edhe pse bëra 500 milje rrugë vajtje-ardhje. Bashkëpunëtori juaj më kishte injoruar thua se nuk ekzistoj fare. Tani për një fjali timen po çon pluhur anë e mbanë botës shqiptare. Bile thotë se është dashamirë, atëherë bëhet pyetja pse vendose në gazetën Dielli 3 ose 4 fotografi personale nga ceremonia e 70 vjetorit të Zërit të Amerikës dhe asnjëherë nuk e përmende emrin tim. Më shqetëson fakti se Ju zotëri pretendoni se jeni gazetar amerikan. Edhe Unë njesoj si Ju shkova atje i ftuar pavarësisht se nuk kisha pozita të larta ashtu siç kishit Ju. Shiko Diellin e prillit 2012. Unë jam më