Foto nudo me mashtruesen, gjobë e shantazh kosovarit

Gjykata e Krimeve të Rënda
Krimet e Rënda dërgojnë në gjyq autorët e ngjarjes së shkurtit 2012.
Durrës, i kërkuan 15 mijë euro, gruaja e futi në kurth me seks.
Një 70-vjeçar nga Kosova ka rënë pre e shantazhit me foto nudo në shkurt të këtij viti në Durrës, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur ngjarjen dhe së fundi ka finalizuar hetimet. Dy persona, një mashkull dhe një femër, dërgohen në gjyq me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë ndaj shtetasit nga Kosova, të cilit i kanë bërë presion me foto nudo në Durrës. Ngjarja, e cila ngjan me një skenar filmi, ka ndodhur më 1 shkurt 2012. Të akuzuarit janë Teki Syla, 39 vjeç, nga Kukësi dhe Drita Sh., 48 vjeçe, banuese në Durrës. Pikënisja e historisë ka qenë pikërisht gruaja e akuzuar, e cila besohet se kryente rolin e prostitutës, së paku në pamje të parë, në Durrës, derisa fuste në kurth klientët.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)