E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Moon në kinema

Saga Twilight e inauguruar kinematografikisht një vit më parë rikthehet në ekranin e madh me kapitullin e saj më të ri, New Moon (Hëna e re). Filmi i përshtatur nga romani i dytë bestseller i autores Stephanie Meyer, i cili ka filluar projeksionet në kinema Millennium, ka ngjallur kureshtjen e publikut, veçanërisht atij të ri. New Moon (me titullin e plotë The Twilight Saga: New Moon) është një film amerikan fantastiko-romantik i bazuar në romanin

me të njëjtin titull të Stephenie Meyer. Ai është vijimi i filmit Twilight vitit 2008 i bazuar gjithashtu mbi një tjetër roman të autores.  Summit Entertainment vendosi të vijonte me pjesën e dytë të sagës në fund të nëntorit të 2008 duke parë suksesin e Twilight. Lajmërimi zyrtar për këtë film është bërë vetëm një ditë pas premierës botërore të Twilight.  I drejtuar nga regjisori Chris Weitz, filmi ka për protagonistë të njëjtët aktorë si në pjesën e parë të sagës; Kristen Stewart, Robert Pattinson, dhe Taylor Lautner, respektivisht në rolet e  Bella Swan, Edward Cullen, dhe Jacob Black. Premiera amerikane e filmit është mbajtur më 16 nëntor 2009, sepse sipas ciklit hënor, ishte një mbrëmje me hënë të re. Për shkak të simpatisë që autorja e sagës ka për Romeon dhe Zhuljetën, pranon se ka pasur një ndikim të madh nga kjo histori teksa ka shkruar New Moon. Ky ndikim është pranishëm edhe në realizimin kinematografik të filmit. Gjatë skenës së ditëlindjes së Belës, Jackson Rathbone hyri aq shumë në rolin e tij saqë u desh ndërhyrja e dy aktorëve të tjerë Peter Facinelli dhe Kellan Lutz për ta ndaluar. Po gjatë kësaj skene Elizabeth Reaser ka marrë një nga goditjet e tij duke u rrëzuar në tokë. Dy aktoreve u është dashur të shkurtojnë flokët aq shumë saqë të lejojnë një paruke tu rrijë mirë, pasi flokët e Nikki Reed nuk duhet të kishin ngjyrë gështenjë por të verdhë për të luajtur rolin e Rozalisë. Xhirimet e filmit kanë filluar më 16 mars 2009 në Vancouver e dhe nga datat 18 deri në  29 maj xhirimet janë zhvilluar në Itali. Skenat të cilat në libër shkruhet se kanë ndodhur në Volterra, janë xhiruar në Montepulciano, një tjetër krahinë në Toskanë. Kjo zgjedhje e regjisorit është bërë për lehtësi xhirimesh.

Last Updated on E Shtune, 16 Janar 2010 23:32

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›