Krenaria e Leartit

Në Galerinë Expoart.40, të premten mbrëma, u hap ekspozita personale e studentit 19-vjeçar, Leart Zogjani, me titull “Krenaria e të qenit kosovar”.
Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm artdashës të shumtë, të cilët kishin ardhur ta shohin talentin e Leartit, i cili është student i vitit të parë në departamentit e Dizajnit Grafik të Fakultetit të Arteve.
Duke folur për veprat e Leartit, Majlinda Kelmendi, udhëheqëse e Galerisë Ekspoart.40, tha se ai është një djalë i cili më të vërtet ka punuar mjaft për të arritur deri këtu edhe falë ndihmës se prindërve të tij, të cilët ajo tha se janë të mrekullueshëm.
“Unë nuk jam profesioniste për ta gjykuar, mirëpo vetë kënaqësia që më dha për ta bërë këtë program, këtë ekspozitë, me të vërtetë jep kontributin e vetë”, tha Kelmendi.
Ndërsa, Muhamet Ahmeti, profesor i dizajnit grafik, tha se nuk ka hezituar për ta pranuar ftesën për t’i thënë disa fjalë për Leartin.
“Si krijues i ri ai është treguar mjaft dhe me entuziazmin e tij të madh për punë kreative, Learti ka kapë momente të mira dhe vërtet ambicioze për një avancim të tij të mëtutjeshëm”, tha Ahmeti.