New York, Rama takon Sorosin

Kryeministri Edi Rama i cili po qëndron në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të vjeshtës të OKB-së, është takuar me multimilarderin dhe filantropin George Soros. Lajmin e bën të ditur vetë zoti Rama në facebook. “Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur” shkruan zoti Rama.