E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 25 prillit, PD apel Prokurisë të nisë hetimet pas vendimit të Gjykatës Shkodër

Partia Demokratike i kërkon  institucioneve të drejtësisë së Shkodrës të zbatojnë vendimin e Gjykatës, për abuzimet me ligjin nga Partia socialiste në zonën e Vaut të Dejës gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës duke theksuar se ka prova konkrete që e implikojnë Bashkinë e Vaut të Dejës në punësime masive për fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se provat janë vetëm maja e ajsbergut dhe masakrës elektorale që ka  bërë PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›