New York: Raporti për Kosovën, i gatshëm

Në raportin tremujor për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, që mbulon periudhën 23 prill – 15 korrik, shefi i OKB-së ka lavdëruar përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve, por ka thënë se për normalizim të plotë të marrëdhënieve duhet të trajtohet edhe çështjet e dhimbshme që janë trashënguar nga e kaluara dhe e mbajnë pezull pajtimin e dy popujve.
Ndërkohë, RTV 21 mëson nga burimet në OKB se më 29 gusht do të ndodhë takimi i ardhshëm midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq./indeksonline/