Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken infektohet me COVID

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, të cilët kanë njoftuar se Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta.
Blinken rezultoi pozitiv të më 3 maj, ndërsa ka ditë që nuk është takuar personalisht me Presidentin Joe Biden. Blinken kishte planifikuar të mbante një fjalim më 5 maj në lidhje me politikën e administratës Biden për Kinën, por DASH tha se fjalimi është shtyrë.
Blinken do të izolohet në shtëpi derisa të përfundojë periudha e karantinës. Javën e kaluar edhe zëvendës-presidentja Kamala Harris rezultoi pozitiv me COVID-19. / Associated Press
/rtsh.al/