E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusët dhe ukrainasit deklarata kundërthënëse për pushtimin e fabrikës Azovstal

Rusët dhe ukrainasit kanë shpërndarë deklarata kundërthënëse, lidhur me fabrikën Azovstal. Forcat ruse deklaruan se kanë hyrë në territorin fabrikës. Nga ana tjetër edhe një zyrtar i lartë ukrainas ka deklaruar se: “Përpjekjet për të sulmuar centralin vazhdojnë për ditën e dytë”.

 Trupat ruse janë tashmë në territorin e Azovstal”, tha David Arakhamia, kreu i fraksionit parlamentar në pushtet të Ukrainës,

Por ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka mohuar pretendimet e rusëve se janë futur në fabrikën e çelikut Azovstal. Kuleba thotë se Azovstal po i reziston sulmeve ruse.

“Fabrika e çelikut Azovstal ende reziston, pavarësisht se rusët sulmojnë çdo ditë me bomba”, deklaroi ai.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›