E Shtunë, 31 Tetor 2026

"New York Times” mbështet Obamën

Redaksia e gazetës amerikane, New York Times, ka vendosur që në zgjedhjet presidenciale të mbështetë presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obamën.

Në komentin e gazetës u theksua se redaksia me entuziazëm mbështet rizgjedhjen e Obamës, me vlerësimin se ai deri me tani ka dëshmuar një përkushtim të jashtëzakonshëm që me administratën e tij të punojë për rritje ekonomike, edhe përkundër pengesave që po ja bëjnë republikanët në Kongres.

Redaksia theksoi se mbështet Obamën për shkak të politikave të tij në lidhje me sigurimin shëndetësor, për shkak të politikës së jashtme dhe mbrojtjes të të drejtave qytetare.

“Mitt Romney ka arritur deri këtu, duke e thënë atë që publiku dëshiron ta dëgjojë. Por ai është i lidhur me forcat ultra-konservatore, të cilat kontrollojnë politikën e Partisë Republikane dhe ka përqafuar politikën dhe idetë e tyre, që datojnë para 30 viteve”, vlerësoi “NYT”.

Redaksia shtoi se votuesit ende mund të jenë të hutuar për shkak të identitetit të vërtetë të Romneyt, por se ata duhet ta dinë se administrata e tij do të udhëhiqte politikën e lartpërmendur.

Në të njetën kohë, gazeta tjetër e New Yorkut, New York Post, mbështeti kandidaturën e Romneyt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›