E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brigjet lindore të SHBA-së në pritje të Sandyt

Brigjet lindore të SHBA-së, një nga pjesët me popullatë më të dendur në botë, i bënë përpjekjet e fundit në pritje të uraganit Sandy, uragan ky i cili tashmë është pagëzuar si "FrankeStorm", si përbindëshi i krijuar nga Doktor Frankeshtajni, një ndërthurje mes uraganit Sandy dhe disa masave të ftohta ajrore, nga 29 tetori deri më 31 tetor.

Jeff Master, drejtori i shërbimit për parashikimin e motit, thotë se stuhia mund të jetë shumë e fortë, madje ai e cilësoi atë si "historike". Pritet që uragani të sjellë shira të rrëmbyer, reshje dëbore dhe erëra polare.

Uragani Sandy, që kaloi mbi Karaibe, ka shkaktuar 22 të vdekur: 11 në Kubë, 9 në Haiti, 2 në Xhamajkë dhe Bahama. Sandy është shumë larg New Yorkut, por trajektorja do ta çojë uraganin në brigjet e Atlantikut, ndaj dhe autoritetet paralajmëruan autoritetet në Georgia dhe Karolinën Veriore që të ndërmarrin masa shtesë.

Por, përveç uraganit, po vjen edhe një rrymë e ftohtë nga Kanadaja, që do të sjellë një të ftohtë polar. Ishte pikërisht kjo gjë, ajo që ndodhi në vitin 1991, subjekt i një libri dhe më pas një filmi të titulluar: "Stuhia e përkryer”, që asokohe shkaktoi 200 milionë dollarë dëme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›