E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle mposht Liverpoolin

Newcastle United me trajnerin e ri Alan Pardew ne stolin drejtues ka arritur te mposhte Liverpoolin me rezultat 3-1 ne takimin e Premier Liges ne zhvilluar ne St James Park.

Qindra fansa te Newcastle protestuan kunder caktimit te Pardew si trajner jashte fushe para ndeshjes ndersa turma e publikut vendas bertiste dil nga klubi jone drejtuar pronarit Mike Ashley ne fillim te ndeshjes por keto u qetesuan pas vetem 15 minutash kur Kevin Nolan i dha epersine ekipit vendas.

Rezultati u barazua pas pese minutash ne pjese te dyte pas nje perpjekje te rastesishme te Dirk Kuyt.

Por me dhjete minuta te mbetura deri ne fund te takimit Joey Barton shfrytezoi nje gabim te Martin Skrtel per te rikthyer epersine ndersa Andy Carroll vulosi rezultatin me nje goditje te shkelqyeshme nga largesia ne kohen shtese te ndeshjes.

Fitorja iu jep fund pese ndeshjeve pa fitore te Newcastle qe coi edhe ne shkarkimin e trajnerit Chris Hughton. Newcastle mbledh 22 pike dhe pozicionohet ne poziten e tete mbi Liverpoolin qe po ashtu ka 22 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›