E Hënë, 2 Nëntor 2026

Newcastle refuzon ofertën e parë formale të Liverpool për Isak

Newcastle ka refuzuar ofertën e parë formale që ka marrë nga Liverpool për shërbimet e Alexander Isak. Sipas “The New York Times” skuadra nga “Anfield Road” i ka ofruar bardhezinjve plot 120 milionë paund për shërbimet e sulmuesit suedez.

Kjo ofertë e parë është refuzuar nga Newcastle pasi sulmuesi vlerësohet rreth 150-160 milionë paund. Me ofertën e parë formale të bërë Liverpool ka nisur zyrtarisht ofensivën për të marrë në “Anfield” edhe Isak, i cili do të ishte “qershia mbi tortë” e një merkatoje vere “faraonike”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›