News Flash/ Për tifozët, modë e re varrimesh

"Feja futbollistike është më e fortë se ajo religjioze", - ky është mendimi i gjermanit Ruth Verderitish, pronar i një agjencie varrimi në Hamburg, i cili po bëhet i famshëm për shkak të iniciativës së tij. Tani jo vetëm në Angli, por edhe në Gjermani po bëhet e pranishme "moda" e funeralëve të tifozëve. Agjencia e Verderitish propozon një paketë komplete për klientët e saj: kurora blu e të bardha, si ngjyrat e skuadrës së futbollit, himni i Hamburgut në vend të rekuiemit fetar dhe shalle në vend të luleve.
Koko: "Më quajnë gej të droguar"
Francesko Koko, 30 vjec, lojtar i Kombëtares italiane, Milanit, Barcelonës, Interit dhe së fundi i Torinos, një sukses i merituar plotësisht për aftësitë që zotëron. Por, edhe atij nuk i mungojnë shqetësimet. "Është e habitshme, edhe sikur të luaj si Maradona apo të vendos xhaketë e kravatë e të shkoj në zyrë, tashmë për të gjithë jam vetëm një gej i droguar që jeton në diskotekë. Më duket se jam në ‘Truman shou'. Nuk arrij ta kuptoj. Ndaj meje cdokush është i autorizuar të shkruajë ato që dëshiron", - ankohet Koko.
Kampioni vendoset pas 113 vjetësh
Se kujt skuadër i përket trofeu i kampionatit të parë gjerman, do të vendoset ditën e shtunë, thuajse 113 vjet më pas. Në vitin 1894, klubi gjerman Hanau nuk e gjeti të mundshme të kryente një udhëtim prej 400 kilometrash për t'u ndeshur në finale me Viktoria Berlin, që fitoi titullin afrofe. Por tani presidenti i Hanaut, Tomas Tamberg, e quan të pandershme ngjarjen. Me të është bashkuar edhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Teo Zvanxiger, i cili e quan një ide interesante dhe të diskutueshme.