Angela Merkel humb zgjedhjet në Nordrhein Westfalen

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të dielën vonë, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) në opozitë ka fituar 39 për qind të votave, ndërsa CDU 26 për qind.
Përqindja e fituar votave është rezultati më i dobët që ka regjistruar CDU në Nordrhein Wesfalen, që nga formimi i kësaj partie pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kufirin zgjedhor prej tre për qind, i cili është i domosdoshëm për fitim të mandateve në parlamentin krahinor, e kaluan edhe të Gjelbrit me 11 për qind të votave të fituara, Partia Liberale Demokratike (FDP), për të cilën votuan mbi tetë për qind e votuesve dhe Partia e sapoformuar e Piratëve, me pothuajse tetë për qind.
Zgjedhjet në Nordrhein Westfalen, ku jeton një e pesta e popullatës së përgjithshme të Gjermanisë, vlerësohen si test i rëndësishëm për popullaritetin e koalicionit qeveritar të demokristianëve dhe liberalëve, para zgjedhjeve federale që duhet të mbahen vitin e ardhshëm.