Nexhmija Hoxha: Liliana më ka frikë se ia di të kaluarën
TIRANË- Nexhmije Hoxha reagon për herë të parë mbi in tervistën e dhënë nga Liliana Hoxha. "Unë kam frikë nga Nexhmije Hoxha... ajo ishte një grua e tmerrshme, e frikshme". Kështu u shpreh ajo në një intervistë të saj ditën e martë te Fevziu.
"Ajo e di se unë e njoh shumë mirë, se si ka qenë e ç’ka bërë në të kaluarën, në familjen tonë dhe në këto vite pas '90 kur u shkëput nga familja e Enver Hoxhës.”,- shprehet për Gazeta Shqiptare Nexhmije Hoxha.
Liliana: Nexhmija më ka vrarë vëllanë, motrën dhe gjithë shqiptarët
“Por unë kam frikë nga Nexhmije Hoxha. Po frikë për atë që është. Edhe unë nga frika e kam bërë atë libër. Nga frika se Nexhmije Hoxha është ajo që mund të bëjë gjithçka, bashkë me Ramiz Alinë. Ka bërë gjithçka në këtë vend”,- ka thënë Liljana në një intervistë televizive.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)