Nexhmije Hoxha padit në prokurori Blendi Fevziun
Share
E veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija, ka paditur në prokurori gazetarin Blendi Fevziu. Sipas Panoramës, padia është depozituar tre ditë më parë në prokurori. Hoxha e akuzon gazetarin për përhapjen e sekreteve vetjake. E veja e diktatorit ka akuzuar edhe drejtuesen e Arkivës së Shtetit, Nevila Nika. Në një letër të gjatë, Nexhmije Hoxha argumenton se Fevziu ka publikuar pjesë nga ditarët personale të Enver Hoxhës. Familja e diktatorit dyshon se materialet origjinale që ata kanë dorëzuar në Arkivë, janë zhdukur. Ndërkohë Arkiva thotë se nuk ka pasur materiale origjinale, por vetëm kopje.