E Diel, 1 Nëntor 2026

Neymar: Sa keq pa Messin në fushë!

Sulmuesi Brazilian Neymar edhe pse u hodh në fushë nga Tata Martino në pjesën e dytë ndaj Atletikos së Madridit në takimin e parë të Superkupës së Spanjës, rezultoi vendimtar për skuadrën katalanase duke shënuar golin e barazimit, që I bën favoritë kampionët e Spanjës në takimin e kthimit. 21-vjecari nuk I fsheh emocionet për golin e tij të parë zyrtar me bluzën blaugrana.

“Jam shumë I lumtur që arrita ta ndihmoj ekipin. Ndeshja ishte shumë e vështirë. Atketiko është skuadër e madhe dhe ka përbërje lojtarë të mëdhenj. Ishte një takim mjaft emocionues, ndërsa në sfidën e kthimit në Kamp Nou duhettë shfaqemi si kampionië.”

Neymar ndryshoi rrjedhën e lojës së Barcelonës, që po kalonte shumë vështirësi edhe për shkak të kondicionit jo të mirë fizik të Lionel Mesit, I cili në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua nga Fabregas. Mugesa e argjentinasit, sipas Neymar është një lajm I keq, pasi ai mbetet lojtari më I mirë në botë.

"Kam realizuar pak gola me kokë, për këtë arsye kanë më shumë vlerë për mua. Jam I kënaqur që goditja ime përfundoi në rrjetë. Sa keq që nuk luajta bashkë me Mesin, ai është më I miri në botë, të gjithë dëshirojnë të jenë në fushë përkrah tij.”

Neymar pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion në takimin e dytë të kampionatit me Malagan në transfertë.T.Channel./Indeksonline 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›