Kukësi sonte mund të bëjë histori kundër Trabzonsporit

22 gusht - Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm masat e marra për mbarëvajtjen e zhvillimin normal të ndeshjes te futbollit ”FK Kukesi – Shqiperi dhe FK Trabzonspor AS – Turqi”. Ndeshja luhet në orën 19:30 në stadiumin kombëtar ”Qemal Stafa”
Duke filluar nga ora 15.00 e ditës së sotme datë 22 Gusht 2013, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», sheshi ”Nene Tereza”, rruga ”Dervish Hima”, si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.
Nga ora 17.00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambientet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga ”Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën ”Themostokli Gjermeni”, Sheshi ”Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të çon drejt stadiunimit ”Qemal Stafa”.
Gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga Tifozet, të sendeve të ndaluara si : (Mjete e sende të forta, fishekzjarrë, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme e te ndaluara etj.) Policia e Tiranë ka kërkuar mirëkuptimin e publikut, duke u kujtuar sportdashësve dhe pjesëmarrësve respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit.
Ekipi verilindor synon sot të shkruajë historinë. Kukësi do të këtë sot përballë ekipin turk të Trabzonspor, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën “Play Off” të Europa League.
Ekipi i Kukësit ka kaluar deri tani 3 ture te Europa League, duke mposhtur Flora Talin, Estoni, Sarajevo, Bosnje dhe Hercegovina, dhe se fundi ekipin ukrainas te Matalurg Donjetsk.Koha./Indeksonline/