Neymar akuzon kritikët

Sulmuesi brazilian, Neymar, i cili dështoi të lë gjurmë deri tani në Copa America dhe ishte një prej lojtarëve më të dobët ndaj Paraguait, ka akuzuar kritikët, duke thënë se ishin ata të cilët e kanë duartrokitur deri dje.
“Ata të cilët ju kritikojnë sot, ju kanë duartrokitur dje dhe natyrisht do t`iu duartrokasin nesër”.
“Nuk ishte rezultati që kërkuam, le të ngremë kokën dhe të punojmë, sepse kemi ndeshjen me rëndësi të mërkurën”, tha Neymar me anë të Twitterit.