E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbushet profecia Agassi falenderime per te atin

Me shumë emocione dhe falenderime për të atin dhe gruan e tij, Andre Agassi ka pranuar hyrjen në Hollin e Famës së tenisit ndërkombëtar. Ish-tenisti amerikan, 8 herë kampion i Grand Slam, bën pjesë tani në elitën e padiskutueshme të tenisit, në të cilën Agassi ka shkruar historinë.  

Në ditën e tij special amerikani ka rrëfyer parashikimin që i ati i ka bërë, në momentin kur vendosi një raketë tenisi në dorën e të birit. "Kam qenë në këtë podium dy herë të tjera. Një herë për të prezantuar gruan time të bukur, Stefanie Graf. Isha shumë më komod atë ditë, ndërsa herën e dytë në imagjinatën e babit tim. Në sytë e mendjes së tij, që në ditën kur linda, im atë Mike e pa këtë ditë në të ardhmen time, dhe ma ka shpjeguar disa herë,"- është shprehur 41-vjeçari.

Agassi ka falenderuar edhe gruan e tij, Graf, trajnerët në karrierën e tij dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar të arrijë majat e këtij sporti – por mbi të gjithë të atin, një emigrant iranian, që ka qenë deçiziv në rrugën e përshkruar nga Agassi. "Isha 5 vjeç, kur më the se do të fitoja Uimbledon.

Kur isha 7 vjeç më the se do të fitoja të 4 grand slam. Dhe kur isha 29, nuk e di nëse të kujtohet më the të martohem me Steffi Graf!" ka përfunduar Agassi. Ish-tenisti amerikan ka ka marrë çertifikatën e vlerësimit, ndërsa ka pohuar se vazhdon ende të jetë i dashuruar me tenisin.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›