Pirlo: Te Juventusi jam për të fituar

Transferimi i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka bërë të qartë se ai e ka veshur këtë fanellë me qëllimin për të fituar trofe me klubin e tij të ri.
“Juventusi ka qenë gjithmonë një kundërshtar që duhej mposhtur, por tani jam këtu për të fituar duke mbajtur këtë fanellë të lavdishme”, ka thënë Pirlo për faqen zyrtare të Bardhezinjve.
Mesfushori italian e ka lavdëruar edhe trajnerin e bardhezinjve, Antonio Conte, duke thënë se ai ka qenë një fitues edhe si lojtar, ndërsa me punën e tij si trajner ka dëshmuar cilësitë e tij.