Neymar i Real Madridit

Sipas medieve spanjolle sulmuesi i Santosit, Neymar është në prag të transferimit në Real Madrid për 60 milionë euro.
Dy të përditshmet kryesore sportive AS dhe Marca kanë raportuar të hënën se gjiganti madrilen pothuajse ka siguruar shërbimet e reprezentuesit brazilian i cili së fundmi kërkohej edhe nga rivali i tyre kryesor Barcelona.
Për Neymarin thuhet se tashmë është përgatitur një kontratë gjashtëvjeçare në Santiago Bernabeu ku ai do të përfiton 7 milionë euro në vit. Në rast të zyrtarizimit të marrëveshjes, Neymar mund t’i bashkohet Realit pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit ndërsa do të realizon dëshirën e tij të kamotshme duke u paraqitur me Santosin në Kampionatin botëror të klubeve në dhjetor.
Blerja e mundshme e Neymarit nga Reali për 60 milionë euro do të jetë e pesta më e shtrenjtë në histori të futbollit pas Cristiano Ronaldos (94 milionë), Zinedine Zidane (72), Zlatan Ibrahimovic (66) dhe Leite Kaka (65).