Cavani, gjithçka për Scudetto

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 13:51
Pas het-trikut në fitoren 3-1 ndaj Milanit të dielën, sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani ka treguar ambiciet e tij për këtë sezon.
“Prej kur kam qenë fëmijë, gjithmonë më kanë thënë se duhet të ëndërroj suksesin. Do të jepja gjithçka për të fituar titullin e kampionit në Itali me Napolin edhe pse e di se do të jetë shumë vështirë. Këtë fitore ia kushtoi tifozëve, ata e meritojnë” tha Cavani për Sky Italia.
Napoli aktualisht kryeson në renditje pas dy xhirove me pikë të plota sikurse Juventus, Udinese dhe Cagliari. Në takimin e ardhshëm të mërkurën udhëtojnë në Verona ku i pret Chievo.