E Diel, 1 Nëntor 2026

Nezha: Spahiu shkeli rregullat demokratike, vendosi diktatin e njëshit

Bledar Hoti

Ish-sekretari për çështjet e Bujqësisë në AKZ flet për problematikën e bashkëpunimit me kreun e kësaj partie 

17 zyrtarë - Dy ditë më parë, 17 zyrtarë të lartë të Aleancës Kuqezi u larguan nga kjo parti. Largimi i drejtuesve të departamenteve solli shkrirjen e strukturave

BLEDAR HOTI

Ago NeshaAgo Nezha, sekretari për Çështjet e Bujqësisë në Aleancën Kuqezi, në intervistën dhënë për gazetën Shqip tregon arsyet se pse ai, së bashku me një grup sekretarësh, u larguan nga kjo parti. Ai e lidh këtë çështje me sjelljen autokrate të kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu, i cili në mënyrë permanente ka shpërfillur strukturat e kësaj partie. Përfaqësuesi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, Nezha, shprehet se të gjitha ato parime që ishin në këtë parti nuk u arritën të realizoheshin, pikërisht nga ushtrimi i diktatit të njëshit, nga kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu. Qëndrimi si dekor në këtë parti nuk është pranuar nga Nezha dhe kolegët e tjerë, të cilët kanë preferuar të ikin në bllok nga militimi në Aleancën Kuqezi. Ai thekson se nuk është diskutuar as për daljen në koalicione apo për mënyrën e bashkëpunimit parazgjedhor, duke shtuar se këto janë alibi të vetme të kreut të AK-së, Spahiu.

Zoti Nezha, ju së bashku me një grup personash jeni shkëputur nga Aleanca Kuqezi. A mund të na thoni arsyet se pse u larguat nga kjo parti që e mbështesni që në gjenezë dhe cilët janë personat që u larguan nga strukturat e kësaj partie?

Një grup sekretarësh të departamenteve të AK-së, duke parë tërë zhvillimet politike në këtë strukturë, subjekt politik, vendosën të shkëputen nga veprimtaria e kësaj partie, sepse nuk panë aty atë frymë kolektive dhe parimore që duhet të funksiononte në atë organizëm politik, për të mishëruar tërë ato interesa që ne shkuam aty. Në këtë subjekt, që kishte si strukturë atdhetarizmin, patriotizmin, luftën ndaj korrupsionit, ne nuk arritëm dot të gjenim veten, sepse u sulmuam nga diktati i njëshit, kryetari i partisë, i cili duke ushtruar autoritetin e kryetarit, shkeli të gjitha rregullat demokratike të funksionimit të partisë. Në të gjithë zhvillimet e kësaj partie kishte një mendim kaotik, anakronik, imponues, pa një vizon politik që të përmbushte programin dhe interesat e këtij subjekti. Mbledhjet e sekretariatit të partisë zhvilloheshin në mënyrë krejt spontane në një rutinë banale, ku nuk kishte një opsion për zhvillimet politike për jetën e partisë, për funksionimin e saj, për organizimin dhe për jetën institucionale.

A mund të na thoni disa nga qëndrimet që u mbajtën në mbledhjen e Kryesisë së AK-së, përpara marrjes së vendimit final për mospërfshirjen në koalicionin më të madh të opozitës? Cilat ishin debatet që u zhvilluan në mbledhjen e kryesisë së përfolur?

tamik-akz-1024x687-300x201Pyetja shtrohet jashtë kontekstit të realitetit të zhvillimeve në këtë parti për çështjet e koalicionit zgjedhor. Në asnjë rast nuk janë shtruar opsionet se çfarë duhet të bëjë, se çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia, për koalicionin. Por është zhvilluar një betejë midis kryetarit të opozitës (Rama) me kryetarin e AK-së duke luajtur cicmic me disa kërkesa jashtë realitetit të standardeve politike. Kërkesat që ka parashtruar kryetari i AK-së kanë qenë krejtësisht të parealizueshme dhe janë përdorur për të gjetur shkak për të mos realizuar koalicionin politik me PS-në. Kjo ka qenë një praktikë e përdorur prej tij që të mos merrte pjesë në koalicion, duke justifikuar në mënyrë populiste se shkaktare e dështimit është opozita. Në të gjitha rastet, me gjithë interesimin e shumë sekretarëve politikë për tu mbledhur e diskutuar rreth një problemi madhor, siç është aleanca parazgjedhore, ai iu shmangej takimeve dhe vepronte gjithmonë si autokrat, patriark, pa marrë vendimin e forumeve të partisë. Dalja si parti e vetme është një qëndrim e tij. Interpretimet e bëra në disa media se gjoja është diskutuar dhe ka pasur debat, është një demagogji e përdorur nga lideri dhe segmentet e tij. Në këtë situatë që u krijua në një moment delikat për jetën e partisë na vuri përpara një alternative të tillë: ose të qëndronim brenda një subjekti politik thjesht për dekor, ose të largoheshim nga kjo forcë politike ku shpërfillej mendimi kolegjial i forumeve të saj. Ne nuk kishim interesa vetjake, sepse të gjithë të larguarit janë intelektualë, me tituj dhe grada shkencore, ndryshe nga të gjithë që kanë qëndruar në atë subjekt. Ne kishim një ideal ishin për të kontribuar në këtë katrahurë të situatës politike shqiptare ku vendi, shteti dhe shoqëria janë çmoralizuar dhe dominohen nga interesat e fqinjëve jugorë dhe veriorë. Dhe menduam se aty mund të jepnim kontributin tonë intelektual për të ndryshuar sado pak profilin e një politike inferiore që ekziston në tërë politikën.

Në media kanë qarkulluar fjalë se u kërkuan pesë deputetë në listat e PS-së, ndërsa nuk figuronin emrat e strukturave drejtuese të partisë AK. Përflitet se ka pasur akuza për mitmarrje në përfshirjen e emrave për deputetë në listat e deputetëve të AK-së. Sa të vërteta janë këto akuza?

Duke qenë se ai nuk kishte parashtruar as opsionet politike dhe as aktorët politikë që do të përfshihen në fushatën zgjedhore, ne nuk dimë asgjë se çbënte ai për emrat, klientët që i shkonin atij për shtat dhe i shërbenin për qëllime vetjake. Ka shumë enigma dhe shumë të panjohura, për të cilat partia nuk ishte informuar, sepse ai ishte një partiak i vogël. I ka bërë ato veprime në mënyrë klandestine, diabolike apo me njerëzit e besuar të tij dhe nuk janë të njohura praktikat e tij.

Si i shihni akuzat apo aludimet e PS-së, loja apo qëndrimi politik i mbajtur nga Spahiu mund ti shërbejë më shumë Berishës se sa rrëzimit të qeverisë aktuale?

Unë e shikoj që tërë lëvizja dhe i gjithë motivimi që kërkon ti bëjë kësaj force politike i shërben konsolidimit të pushtetit të Berishës për ta mbajtur atë në këmbë, nëpërmjet një propagande populiste që gjoja ai është kundër Berishës dhe shkon deri në paradokse të tilla sa që deklaron se sa të vijë në pushtet do ta fusë në burg kryeministrin. Kjo është një demagogji butaforike që për një jurist është e papranueshme, sepse nuk jemi në vitin 1944, kur gjyqet bëheshin nga forcat partizane, por jemi në vitet e demokracisë, kur vepron shteti ligjor dhe në këtë shtet ligjor duhet bërë transparenca. Nëse vjen në pushtet nga organet përkatëse konstaton se ka abuzime nga e djathta apo nga e majta në nivel lokal apo qendror janë organet gjyqësore që japin vendim, jo organet e partisë. Këto janë slogane butaforike që i përdor në mjedise populiste për të dezinformuar opinionin publik dhe për ta nxjerrë atë si shpëtimtarin e këtij vendi.

Z. Nezha, në media qarkullojnë fjalët se në Qarkun e Fierit, AK do të vendosë të parin ish-deputetin e LSI-së, Dritan Prifti. Sa e vërtetë është një gjë e tillë?

Nuk kam asnjë informacion dhe nuk është në moralin dhe standardin tim intelektual që të flas për fenomene të cilat janë të panjohura për mua.

Çfarë lëvizje do të ndërmerrni ju njerëzit e ikur nga strukturat e AK-së? A do ti bashkëngjiteni ndonjë koalicioni politik?

Ne dolëm nga kjo forcë politike, duke qenë se veprimtaria e saj politike nuk përputhej me konceptet, botëkuptimin, moralin, misionin, për të cilin ishim integruar dhe ne do të jemi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›