E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nga 1 shtatori, hyrja në Maqedoninë e Veriut me certifikatë vaksinimi ose test negativ për COVID-19

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej datës 1 shtator duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Kështu bën të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, e cila i referohet autoriteteve policore të Maqedonisë së Veriut.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit, të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›