E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erdogan thirrje BE-së: Merrni përgjegjësi! Turqia nuk do bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje udhëheqësve të BE-së që të marrin përgjegjësinë për emigrantët që po ikin nga Afganistani.  “Turqia nuk ka ndërmend të bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë, përballë kaosit të vazhdueshëm”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. 
Diku midis 500 dhe 2,000 afganë vlerësohet të mbërrijnë në Turqi çdo ditë. Turqia është shtëpia e rreth 4 milionë refugjatëve, shumica prej tyre sirianë që ikën nga lufta civile e vendit të tyre.
OKB vlerëson se Turqia aktualisht strehon më shumë refugjatë nga çdo vend në botë. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan tha gjithashtu se Turqia mund të përfshihet në diskutime me një qeveri të udhëhequr nga talebanët në Afganistan lidhur me “axhendat e tyre të përbashkëta”. 
Turqia ka njoftuar se po ndërton një mur përgjatë kufirit të saj me Iranin përballë një fluksi të mundshëm të ri të refugjatëve nga Afganistani.
Pengesa e fortifikuar me tela me gjemba dhe llogore do të jetë 295 km e gjatë dhe pritet të përfundojë së shepjti, pasi pjesa më e madhe e saj është ndërtuar raporton Agjencia Franceze e lajmeve.
Ndërkohë edhe Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis është shprehur  se Greqia nuk do të lejojë refugjatët nga Afganistani të kalojnë kufijtë e saj për në Bashkimin Evropian. “Vendi ynë nuk do të jetë një portë drejt Evropës për emigrantët ilegalë afganë”, tha Mitarakis në një deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›