E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Delta” Mali i Zi shtrëngon masat

Rritja e infektimeve nga virusi korona, për shkak të përhapjes në masë të variantit Delta, ka bërë që edhe Mali i Zi të shtrëngojë masat, veçantërisht në doganat hyrëse dhe dalëse.

Organet shëndetësore kanë njoftuar të premten ashpërsimin e masave për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë ata që futen në Malin e Zi. Kështu, për të hyrë në vendin fqinj duhet certifikata e vaksinimit ose testi PCR.

Këto masa hyjnë në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohen deri më 10 shtator. Ndërkohë, të njëjtat kushte do duhet të plotësohen edhe për vendasit, në dasma, datëlindje, festa të tjera apo edhe ceremony mortore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›