Nga 30 ditë paraburgim për rastin e Qyshkut
Gjyqi për krimet e luftës në Beograd u ka përcaktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve serbë për krime lufte në fshatin Qyshk, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Gjykatësi hetues ka dëgjuat të dyshuarit dhe ka nisur hetimin kundër tyre me dyshimin se kanë bërë krim lufte kundër popullatës civile”, ka thënë zëdhënësja e kësaj gjykate Dushica Ristiq.
Ajo ka thënë se paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të ikjes ose presionit te dëshmitarët.
Prokuroria për krime lufte e Serbisë dje ka kumtuar se kishte paraqitur kërkesën për fillimin e hetimeve kundër 26 pjesëtarëve të formacionit paramilitar “Shakali”, të Mbrojtjes territoriale dhe përbërjes rezervë të policisë për shkak të krimit në fshatin Qyshk. /kosovapress/