E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Bylisi te Porto

Ashtu siç kemi paralajmëruar një muaj më parë, nigeriani Peter Olainka ka pranuar ofertën e skuadrës së Portos për tu transferuar në Portugali. Nuk është ende definitive por mundësitë që nigeriani të lërë Bylisin për një aventurë të re janë të mëdha.

Prej disa ditësh, 17-vjeçari ka nisur proëvn disa ditore tek skuadra portugeze që fillimisht i ka rezervuar një vënd tek ekipi i të rinjve. Piter i duhet të bindë stafin teknik për të merituar më pas një kontratë profesionistësh pasi mosha e tij është ende e re. Të afërmit e futbollistit kanë udhëtuar me të nga Nigeria për ta shoqëruar në ditët e qëndrimit në Portugali dhe tani presin me padurim të mësojnë nëse do ta kaloj provën apo jo Piteri. Bylis në krahun tjetër e ka lënë të lirë futbollistin të testojë veten tek skuadra e Portos por nëse do të bindë sa duhet, nigerianit i duhet të paguaj për kartonin e tij, transmeton asport.

Ballshiotët e kanë nën kontratë lojtarin dhe për këtë motiv nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij pa përfituar financiarisht. Piter është vetëm 17 vjeç por ka potencial për tu bërë një futbollist mjaft i mirë duke llogaritur cilësitë që posedon. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›