E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andres Iniesta i kënaqur për trajnerin e ri

Andres Iniesta është dakord me zgjedhjen e klubit për të ulur në stol trajnerin argjentinas, Gerardo Martino. Në një intervistë dhënë për gazetën "Marca", mesfushori katalanas shprehet entuziast dhe shton se Martino është një trajner i aftë dhe këtë e ka treguar me skuadrat që ka drejtuar në Amerikën e Jugut si dhe kombëtaren e Paraguajit në Botërorin 2010.

Në vijim, 29-vjeçari e kthen vëmendjen nga sfidat e sezonit të ri, duke theksuar se me mbërritjen e Nejmar, skuadra do të ketë më shumë alternativa për të kërkuar suksesin në çdo kompeticion. Iniesta shton se Real Madrid është kundërshtari që duhet mundur në Spanjë, ndërsa e pranon se në Europë, Bayern Munchen do të jetë ekipi më i fortë, kjo edhe falë uljes së Guardiolas në stolin bavarez.

Në fund, mesfushori u shpreh se skuadra do ta mbështesë Tito Vilanovan për ta kaluar këtë moment të vështirë./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›