E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tata Marino, trajneri që e refuzoi Realin

Tata Marino do të jetë trajner i ri i Barcelonës. Kush është Tata Marino? Kjo pyetje ishte pa përgjigje deri sot, ndërsa tani e tutje Marino do të jetë një nga trajnerët më me zë në botë për faktin se do ti prijë skuadrës më të mirë në botë.

Tata Marino është trajneri që e kishte refuzuar dy herë Real Madridin, Florentino Perez e kishte ftuar atë dy herë në Real por që kishte refuzuar. Marino poashtu ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Santosit.

Tata Marino është trajner që lakmon futbollin e bukur, me shumë pasime, dhe me përqindje të madhe të mbajtjes së topit. Marino e njeh mirë edhe Lionel Messin pasi që si trajner i të rinjëve kishte punuar me Messin te skuadra e Newells Old Boys./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›