Nga Gjermania, kuqezinjtë pushtojnë kazinotë… e "Facebook"
Në grumbullimin që po zhvillohet në Gjermani, lojtarët e Kombëtares shqiptare e kalojnë kohën në kazino… në "Facebook". Regjimi i vendosur nga trajneri Josip Kuzhe në ekipin kuqezi, por edhe ditët me nga dy seanca stërvitore, kanë bërë që lojtarët të qëndrojnë të mbyllur në hotelin "Residenz Limburgerhof". Për këtë arsye, rrjeti social më i famshëm në botë është shndërruar në mënyrën e vetme të kalimit të kohës. Një pjesë e konsiderueshme e kontingjentit të përfaqësueses janë të "fiksuar" në përkujdesjen e profileve të tyre, ndërsa loja më e përhapur është pokeri. Gjatë orëve të mesditës, por më së shumti gjatë mbrëmjes, futbollistët i gjen lehtësisht në internet, duke u argëtuar. "Edhe pse Frankfurti është vetëm 20 minuta larg, nuk kemi pasur kohë të lirë që të dalim për të vizituar qytetin. Ditët janë mjaft të zëna me seancat stërvitore dhe mbledhjet taktike për ndeshjen, e për këtë arsye qëndrojmë vetëm në hotel", pohoi një prej lojtarëve kuqezi.
e. k.
e. k.