Demokracia vret
Gjatë jetës sime si i rritur, demokracia ka pasur një zhvillim pozitiv. Gjatë periudhës që kam ndjekur universitetin, tri kombe të Europës - Spanja, Portugalia dhe Greqia - ishin vende jo demokrate. Po ashtu edhe Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Indonezia, Pakistani dhe shumica e shteteve të Amerikës Latine e Europës Lindore. Edhe në Francë, gjenerali De Gol diktonte lajmet e transmetuara gjatë orareve të vona të natës. Lulëzimi i demokracisë në çerekun e fundit të shekullit të 20-të do të shënohet nga historianët si një moment shprese dhe përparimi, pa pasur precedentë në të gjithë historinë e botës. Demokracia: si e vështirë, e ngatërrueshme, e pabarabartë në vetvete si dhe e kundërshtueshme. Por, gjithashtu është shpresë dhe çlirim i frymës njerëzore për të shkruar, folur dhe organizuar marrëdhënie të tëra ekonomike e sociale në mënyrën më inteligjente të mundshme. Sigurisht edhe demokracia ishte si diçka tepër e mirë, sa për të zgjatur shumë.
Kundërshtarët e demokracisë tashmë po zënë një vend të rëndësishëm. Në mes tyre është edhe Humphrey Hawksley, një model i gazetarisë së BBC-së. Ai ka raportuar nga e gjithë bota. I ka shprehur shqetësimet dhe frikën e tij rreth marrëdhënieve ndërkombëtare në një seri thrilerash. Tashmë ai ka kaluar nga bota e fiksionit te faktet. Libri i tij ka një titull dramatik: "Demokracia Vret". Por, përmbajtja e librit nuk e mbështet detyrimisht këtë çështje. Teza e tij rrotullohet rreth pesimizmit real politik që është në rritje e që kërkon t‘i kthejë kurrizin zonave jotërheqëse nëpër botë, vende në të cilat dhënia e votës nuk ndiqet nga paqja, frytshmëria e progresi - pjesë të Afrikës, Afganistanit, Lindja e Mesme ose Rusia. Por, a u përzu ndonjëherë demokracia nga të gjitha këto elemente? Hitleri, pas të gjithë veprave të tij, fitoi pjesën më të madhe të votave në Gjermani. Robert Mugabe u rizgjodh shumë kohë përpara se të bëhej numërimi i votave, ashtu si Slobodan Miloshevic u rizgjodh, edhe pse vazhdonte të çlironte vrasësit e tij për të vrarë myslimanët europianë në Srebenicë ose në Kosovë. Pra, të votosh është një element i nevojshëm, por jo shumë i mjaftueshëm për të krijuar një shtet demokrat. Libri i Hawksley-t përfshin informacione nga shumë shtete nga të cilat ai ka raportuar. BBC-ja i lejon korrespondentët e huaj që brenda pak minutave të shpjegojnë përse pavarësisht nga miliona dollarë të investuara në Sierra Leone, vendi nuk ka rrugë të shtruara apo spitale funksionale. Televizioni është një mjet efikas për të zbuluar pyetjet kush apo çfarë nëpër botë, por kurrë nuk i përgjigjet pyetjes pse diçka ndodh.
"Demokracia Vret" përmban një ngjyrim të madh rreth mënyrës se si autori apo njerëzit, të cilët ai ka intervistuar për demokracinë. Megjithatë, nuk jepet një shpjegim rrënjësor pse është kaq e vështirë të kalosh nga kutia e votimeve në kuptimin e plotë të fjalës demokraci. Në pjesën e fundit të shekullit të 19, Kryeministri konservativ, Lord Salisbury, është shprehur se ai "nuk do t‘ia japë më votën irlandezëve apo Hottentotit". Ky pesimizëm, i cili shpreh se shumë njerëz thjesht nuk janë të zotët ta përballojnë demokracinë, të informon shumë rreth këtij libri. Vrasësi më i madh i myslimanëve në të gjithë botën, si dhe i vetë njerëzve të tij, ishte Saddam Hussein. Me siguri demokracia e Irakut nuk ishte e përkryer, por nuk ishin as zgjedhjet e nëntorit të vitit 2000 në SHBA, kur George Bush u zgjodh President.
Demokracia jo e përkryer e Pakistanit ka përjetuar mposhtjen e partive ekstremiste islamike. 60 vitet e demokracisë së Indisë janë mjaft të vlerësuara - por përsëri ka më shumë njerëz të varfër sesa në Afrikë dhe ka më shumë analfabetizëm se në vendet përreth. E në anën tjetër, aty ka më shumë milionerë se në Britani. Gjithsesi demokracia e Indisë është më e preferueshme se çdo alternativë tjetër autoritare. Më shumë preferohen rrëmuja, turbullimi e gabimet e demokracisë sesa zërat e hollë që shpjegojnë pse shumë njerëz thjesht nuk janë të përshtatshëm për të. Për t‘u siguruar, promovimi i demokracisë duhet të mbështesë edhe mediat e lira, sundimin e ligjit, ekonominë e lirë dhe mbi të gjitha edukimin - edukimin sidomos të vajzave dhe femrave të reja. Por, në qoftë se shekulli i 21-të parashikon më shumë fitore për demokracinë sesa gjysma e shekullit të 20-të, atëherë bota do të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.