Nga Kejp Tauni në Amsterdam, festa e çmendur holandeze
KEJP TAUN-Qyteti i Kejp Taunit është ngjyrosur i gjithi në portokalli të martën në mbrëmje, pas fitores 3-2 të Hollandës ndaj Uruguait. Tifozët hollandezë i kanë dhënë jetë një feste të paparë për arritjen në finale pas 32 vjetësh, duke qëndruar gjithë natën jashtë duke gëzuar për këtë triumf. Tulipanët bënë realitet një ëndërr të tifozerisë, e cila gjithnjë është kënaqur me lojëra të bukura, por asnjëherë nuk ka parë rezultate të mëdha në Kupën e Botës, përveç arritjes në finale në vitet 1974 dhe 1978.
Por, festa më e madhe për këtë fitore të Hollandës është zhvilluar në Amsterdam dhe në qytetet e tjera të këtij vendi. Vetëm në qendrën e Amsterdamit kishin dalë të paktën 60 mijë vetë për të ndjekur ndeshjen. Sheshi ka qenë i gjithi i ngjyrosur portokalli, ndërsa gëzimi i tifozëve në fund ka qenë i paimagjinueshëm. Të gjithë në delir, ata kanë festuar si të çmendur për orë të tëra, duke arritur një finale historike. është hera e parë në historinë e Kupës së Botës që ky trofe do të fitohet nga një skuadër evropiane jashtë kontinentit të vjetër. Holanda nuk ka treguar futbollin e saj të zakonshëm sulmues, por tifozët gjithsesi janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura.
E ndërkohë, një atmosferë tjetër ka mbizotëruar në rrugët e kryeqytetit të Uruguait, Montevideo, ndonëse tifozët e kësaj skuadre mund të ndjehen krenarë për paraqitjen e dhuruar në Kupën e Botës 2010. Uruguai arriti për herë të parë pas 40 vjetësh në gjysmëfinale, ndonëse me pak emra të mëdhenj. Pas ndeshjes me Holandën, lotët kanë mbuluar fytyrat e njerëzve në këtë vend të vogël të Amerikës së Jugut, por që gjithsesi, në futboll mbetet ende në majën e botës. “Luajtën vërtetë mirë, dhanë gjithçka në fushë dhe ne do të jemi gjithnjë me ta”, thoshin tifozët krenarë pas ndeshjes. Tashmë Uruguai ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë për vendin e tretë dhe të katërt ditën e shtunë, ku do të përballet me njërën mes Gjermanisë dhe Spanjës.
(d.b/BalkanWeb)