E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit dhe Përfaqësuesit të lartë të Politikës së Përbashkët të jashtme

Nga Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit dhe Përfaqësuesit të lartë të Politikës së Përbashkët të jashtme dhe të Sigurisë Javier Solana

Deklarata e zotit Javier Solana:

Ne kemi shkëmbyer pikëpamje reciproke mbi situatën në vend dhe situatën rajonale. Do të thoja se në këtë pikë Shqipëria është një vend që ka bërë progres, po bën progres në stabilitetin e brendshëm dhe në atë rajonal. Ne duam të shohim akoma më shumë progres në marrëdhëniet me BE dhe në reformat e vendit.

Kryeministri më tha që kishte një plan mjaft të qartë në këtë drejtim. Shqipëria ka qenë një aktore mjaft konstruktive, një aktore mjaft e mirë rajonale dhe dua ta nënvizoj këtë pasi Kryeministri ka bërë një punë shumë të mirë, në përpjekje për të ndihmuar stabilitetin e rajonit, përmirësimin e fqinjësisë së mirë me Kryeministrat e tjerë të rajonit, gjë e cila është e rëndësishme.

Në emër të BE i shprehim qeverisë dhe popullit shqiptar ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njerëzve në tragjedinë e 9 janarit. Duke qendruar në këtë pikë duhet të mendojmë se si të zgjidhim problemet e së ardhmes, si të zgjidhim lëvizjen e lirë të njerëzve dhe çështjen e kufijve. Ne jemi gati të ndihmojmë vende si Shqipëria, sidomos tani pas incidentit që përjetoi ky vend.

Deklarata e Kryeministrit Fatos Nano:

Ne përçuam së bashku njëjtat pikëpamje mbi rritjen e energjive dhe angazhimeve në proçesin e bashkëpunimit rajonal dhe standartizimin e institucioneve dhe tregjeve me standartet e BE duke i garantuar kështu qytetarëve tanë se ne punojmë që interesta e tyre të përputhen me interesat e qytetarëve të tjerë europianë. Ne garantojmë gjithashtu se do të krijojmë dhe të përdorim mundësi të reja më të mëdha në promovimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në të gjithë pjesën tjetër të kontinentit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›