E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Milito te Di Natale, kur golat nuk mjaftojnë

Për shembull, në sfidën me Paraguajin, Marçelo Lipi hodhi në fushë dyshen Xhilardino-Iakuinta, dy të besuar të tij, por që në kampionatin italian të dy së bashku kanë shënuar dhjetë gola më pak se Di Natale i vetëm. Megjithëse ky i fundit ishte golashënuesi më i mirë i Serisë A në këtë sezon me 29 gola, është i detyruar t’i shohë shokët nga stoli.

E njëjta gjë edhe me bomberin e Sampdorias, Xhanpaolo Pacini, që megjithëse e udhëhoqi ekipin xhenovez drejt Ligës së Kampionëve me 19 golat e shënuar, është në listën e dytë të preferencave të Lipit.
Diego Milito ishte protagonist absolut në të gjitha sukseset e Interit në sezonin që u mbyll, duke lënë shenjë me 30 golat e tij. Por as kjo nuk e ka bindur Maradonën t’i bëjë një vend në formacionin e Argjentinës. Në vend të tij luan Higuain, që nuk ka shënuar rregullisht me fanellën e Realit.

Te kombëtarja gjermane, Joakim Lëv preferon të lërë në stol një sulmues si Kiesling, që me Bajer Leverkusenin realizoi 21 gola. E thënë ndryshe, më tepër se Klose, Podolski, Gomez e Myler të marrë së bashku. Pa harruar edhe Kevin Kuranji, autor i 18 golave me Shalken, por që nuk është grumbulluar fare me kombëtaren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›