Sllovenia: Nuk kemi frikë nga Anglia

Kapiteni i Sllovenisë, Robert Koren, deklaroi se përfaqësuesja e vendit ballkanik nuk e ka frikë Anglinë dhe se është gati të nxjerrë britanikët jashtë Kupës së Botës.
Sllovenia është një vend prej dy milionë banorësh duke qenë vendi i dytë më i vogël në botë që ka marrë pjesë në një Kupë Bote, pas Trinidad & Togago.
Sllovenia kryeson grupin C, me katër pikë, kundrejt dy të Anglisë, e për më tepër ka shënuar tre gola në dy ndeshje përkundrejt një goli të “tre luanëve”.
Kapiteni i Sllovenisë, Rober Koren, një lojtar që ka luajtur me Uest Bromuiç, tha: “Uejni Runi nuk ka bërë asgjë në këtë Kupë Bote”.
Mbrojtësi Matev Mavriç: “Të mundim Anglinë do të jetë arritja jonë më e madhe sportive pas fitimit të pavarësisë në vitin 1991”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili