Gr E, Kameruni - Danimarka 1-2

Danimarka ringjalli shpresat për një vend në finalet e një të tetave të Kampionatit Botëror, pas fitores 2-1 me Kamerunin e yllit të Interit, Samuel Eto’o.
Samuel Eto’ shënoi i pari për Kamerunin në minutën e 10-të, por sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner barazoi rezultatin në minutën e 33-të.
Denis Romedahl me golin e tij në minutën e 61-të i siguroi fitoren 2-1 Danimarkës, duke detyruar Kamerunin të përgatisë valixhet për t’u rikthyer në shtëpi.
Pas ndeshjeve të dyta, Holanda siguroi kualifikimin në fazën tjetër pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit kundër Kamerunit.
Danimarka dhe Japonia (të dyja nga 3 pikë) do të përplasen midis tyre në një përballje “për jetë a vdekje” për një vend midis 16 më të mirave të Botërorit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 19 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili