E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu dhe Kukesi evitojne perballjet me skuadrat e medha

Nuk ka skuadra të mëdha për Skënderbeun dhe Kukësin, në fazën e play-off të Ligës së Europës.
Shorti I hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar kundërshtarët e radhës për dy skuadrat shqiptare.
Këto të fundit kanë evituar ekipe të fortë si Fiorentina, Udineze, Totenhem apo Shtutgart.
Skënderbeu do të luajë kundër ukrainasve të Odesës në aventurën e tij në play-off e Ligës së Europës.
Një short relativisht I pranueshëm për skuadrën e Mirel Josës, duke parë emrat e tjerë të futbollit europian që marrin pjesënë këtë fazë të kompeticionit. Kampionët e Shqipërisë luajnë në play-off e Ligës së Europës pasi u eliminuan në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve. Ndërkohë, Odesa e nisi aventurën e saj euroopiane në fazën e dytë të Ligës së Europës, ku kaloi Daçia të Kishinjevit, ndërsa në raundin e tretë eliminoi serbët e Cërvena Zvezdës, pas fitore 3-1 në ndeshjen e parë dhe barazimit pa gola në sfidën e kthimit. Ndërkohë, si kundërshtarë përballë Skënderbeut do të jenë edhe dy lojtarët shqiptarë, Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli që luajnë me Odesën.
Shorti kursen edhe Kukësin nga emrat e mëdhenj të Europës.
Pas kualfikimit historik, skuadra e Armando Cungut do të luajë në play-off e Ligës së Europës kundër turqve të Trabzonspor.
Sfidë aspak e lehtë për kukësianët, pasi rivalët kanë më shumë eksperiencë në Kupat e Europës.
Trabzonspor arriti në këtë raund pasi eliminoi në raundin e dytë irlandezët e Derri Siti, ndërsa në të tretin Dinamon e Minskut.
Ndeshjet para për play-off e Ligës së Europës do të zhvillohen më 22 gusht, ndërsa ato të kthimit vetëm një javë më pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›