Nga Sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, 57 ditë protestë kundër klasës politike

Protestues dhe aktivistë janë grumbulluar sërish pasditen e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke shënuar ditën e 57-të të protestës kundër qeverisë.
Kërkesat kryesore e tubimit mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe largimi i asaj që protestuesit e cilësojnë si “klasa politike aktuale”.
Fillimisht, protestuesit u mblodhën në qendër të kryeqytetit, në sheshin “Skënderbej”. Më pas pjesëmarrësit nisën marshimin përgjatë bulevardit kryesor në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Përpara selisë së ekzekutivit, protestues dhe aktivistë po mbajnë fjalimet e rastit, ku denoncojnë politikat e qeverisë dhe bëjnë thirrje për qëndresë deri në realizimin e kërkesave.
/rtsh.al/