E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nga Zvicra: Çelsi është shitur për 3.5 miliardë stërlina

Sipas portalit zviceran Blick, Hansjörg Wyss dhe Todd Boehly kanë fituar garën për blerjen e Chelseat me një marrëveshje mbi 3.5 miliardë stërlina, pavarësisht tentativës së fundit për blerje nga njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, Sir Jim Ratcliffe. Kështu, klubi do të kalojë nga Roman Abramovich te miliarderi dhe sipërmarrësi zviceran në sektorin e pajisjeve mjekësore dhe te bashkëthemeluesi, presidenti, CEO dhe anëtari kontrollues amerikan i Eldridge Industries.

Wyss dhe Boehly tani duhet të nënshkruajnë dokumentet përpara se qeveria britanike të miratojë marrëveshjen, sepse asetet e pronarit aktual Roman Abramovich ishin ngrirë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›