E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga burgu i Guantanamos, picier në Tiranë

Abu Bakker Qassim

Abu Bakker Qassim, është një qytetarë mysliman nga Kina, i cili pasi është liruar nga burgu famëkeq i Guantanamos ka fituar azil politikë në vendin tonë, ku dhe është punësuar si picier.

Kam nisur një jetë të re në Tiranë, nuk mund të kthehem në Kinë, dhe autoritet e atjeshme nuk lejojnë familjen time që të vij në Shqipëri, thotë Qassim. Ai punon në një piceri të vogël, një punë kjo që nuk mund të krahasohet me punën në fabrikë.

Qassim deklaron se profesioni i picierit ishte diçka shumë e vështir për të pasi ky lloj ushqimi njihet shumë pak në vendin e tij. Megjithëse qeveria shqiptare i paguan qeranë dhe një shumë prej 300 eurosh në muaj, Qassim thotë se i duhet të punoj që të mbaj familjen e tij

43- vjeçari është njëri nga pesë Kinezët e liruar nga burgu në vitin 2006. Ai ishte mes disa Ujgurëve të cilët kishin qëndruar në Afganistan në kohën që SHBA nisi luftën ndaj terrorizmit.

Qassim kaloi katër vite e gjashtë muaj në Guantanamo, më pas u shpall i pafajshëm nga një gjykatë federale e SHBA-së dhe u dërgua në Shqipëri. Obama e kuptoi se Guantanamo ishte një gabim i tmerrshëm që duhej korrigjuar, por qeveria kineze vazhdon të na konsideroj terrorist, u shpreh Qassim.

Ujgurësi ka gruan e parë dhe tre fëmijë në Kinë të cilët nuk i ka parë prej 12 vitesh. Ai është gjithnjë në kontakt me familjen me anë të internetit, pavarësisht që nuk mund të bëj asgjë për tërheqjen e tyre në Shqipëri.

Gruaja e tij e dytë me të cilën është martuar në Shqipëri është gjithashtu Ujgurë dhe së shpejti çifti do të ketë një vajzë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›