Vjedhin 45-vjeçarin, pranga vëllezërve
Dy vëllezër banues në Bashkinë e Vaut të Dejës, janë ndaluar nga policia pasi kanë marrë me force një person dhe pasi e kanë keqtajtuar, i kanë vjedhur dhe paratë që dispononte në atë çast.
Bëhet fjalë për shtetasit Gjon Pacani 33 vjeç dhe Tonin Pacani 23 vjeç. Ata në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë marrë në automjetin e tyre tip Benz me targa belge, shtetasin L.Gj, 45- vjeç banues në lagjen Tanushaj të Bashkisë së Vau-Dejës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në qëndër të qytetit Laç Vau-Dejes, Shkodër. Mësohet se i dëmtuari dhe dy vëllezërit Pacani, kanë patur konflikt mes tyre për motive të dobëta .
Akuza e ngritur për ta është ajo e Heqjes së paligjshme të lirisë së personit, e kryer me tortura dhe në bashkepunim.