Protezat e gjirit PIP, mbi 4300 janë përdorur në Itali
Protezat e gjirit PIP vazhdojën rrugëtimin e tyre duke krijuar një panik të madh tek femrat dhe jo vetëm, duke rriskuar dhe gjininë mashkullore. Por në këtë çështje do të ndalemi vetëm tek femrat, pasi janë mbi 4300 gra të cilat kanë implantuar ato lloj protezash në Itali.
Pas një konfuzioni mjaftë të madh të krijuar nga skandali që është përhapur në Francë dhe në pjesën tjetër të Europës, ende ka dhe më shumë mungesë të një baze të dhënash të implanteve të gjirit.
Krijimi i një regjistri është pjesë i një projekt-ligji të përgatitur nga Sekretari për Shëndetin të qeverisë Berluskoni, Francesca Martini.
Sipas përllogaritjeve mjaftë të thjeshta, rreth 4300 proteza PiP janë përdorur ne Itali. Tashmë autoritetet përkatëse po kryejnë kontrolle në distributorët e pajisjeve mjekësore për të zbuluar qëndra dhe profesionistë të cilët mund të kenë blerë dhe perdorur protezat PIP.
Ndërkaq, sipas rezultateve në Kontinentin e Vjetër, ende qarkullojnë implantet me origjinë të ndryshme, të paktën 20 marka.