E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga buron ky guxim spektakolar për të shkelur ligjin dhe moralin?

Ky vend ka pësuar një hemorragji të madhe qytetarësh gjatë këtyre viteve të keqqeverisjeve të majta e të djathta. Po i quaj kështu sa për dallim sepse PS e PD kanë dëshmuar që janë të majta e të djathta, aq herë sa thotë mirëmëngjes Jupiteri.

Kjo hemorragji qytetarësh ka bërë që cilësia e jetës publike të bjerë rëndshëm. Këta që janë në politikë janë përfaqësues të kësaj cilësie. Ndaj guximi i tyre për të shkelur ligjet dhe moralin shoqëror është spektakolar.

Një kryeministër karagjoz vë në dispozicion shtetin për të shoqëruar një sekser ordiner. Bajraktarizmi i këtij medemek kryeministri nga buron? Pikërisht prej kësaj cilësie të ulët të shoqërisë. Sa turp! Çfarë pështirosje dhe neverie, çfarë niveli mjeran.

Ky individ, një ish-kirurg i përsosur i shndërruar në një vemje politike pa parime, nuk mundet të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi. (dje prisja madje që të kërkonte Jozefina të lidhej Parlamenti direkt me TV “Klan”-in dhe ta dëgjonin atë mafiozin kur të fliste).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›