E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga fitorja ne Tirane varet suksesi

Ne Shqiperi eshte ndezur atmosfera, per te fituar ndeshjen e radhes, me Hungarine. Kundershtari i 28 marsit i druhet presionit te tifozeve shqiptare. Ne te kaluaren, Shqiperia ka pasur perparesi sikurse do te kete edhe ne kete ndeshje, mbeshtetjen e fuqishme te tifozeve. Por Hungaria sheh se ka nje shans me teper t'u kualifikuar dhe ekipi i Kumanit do te jape cdo gje ne fushe, per t'i dale mbane. "Detyra jone eshte thjesht per te fituar", theksoi Debat Valuta, mbrojtesi i Hungarise. "Ne rast se fitojme, shanset do te jene me te medha per te shpresuar se Hungaria, do te kualifikohet ne boterorin afrikan". Sipas mediave hungareze, ekipi shqiptar do te bazohet, tek mbeshtetja e publikut, nga ku varet edhe suksesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›